Shalqinjtë tanimë mund të rriten edhe në Antarktidë!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shalqinjtë tanimë mund të rriten edhe në Antarktidë!

Shkencëtarët rusë arritën të rritnin shalqinj në vendin më të ftohtë të planetit, stacionin Vostok në Antarktidë. Ata u rritën në një serë prej 2 metrash katrorë brenda Qendrës Kërkimore Vostok. Lloji ishte i përshtatshëm për t’u rritur në kushte të presionit të ulët atmosferik dhe oksigjenit, pasi ky është një nga vendet më të largëta dhe të ngrira në Tokë, ku temperatura bie në minus 89 gradë Celsius.

Gushti është muaji më i ftohtë në stacionin arktik Vostok, kur temperaturat mesatare janë gati 92 gradë nën zero. “Ne arritëm të rrisnim shalqinjtë në kushtet më të vështira të Antarktidës. Shija dhe aroma nuk janë të këqija,”-tha Andrey Teplyakov, një gjeofizik kryesor i Institutit të Kërkimeve të Arktikut dhe Antarktikut (AARI) në Stacionin Vostok, i cili ndau rezultatet e punës së tij.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE