Shkodra ende me rrugë të bllokuara, Elbasani drejt normalizimit!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkodra ende me rrugë të bllokuara, Elbasani drejt normalizimit!

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike, me rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.

Problem paraqitet në Fushë-Arrëz, ndërkohë rrugët që lidhin qytetin me njësinë administrative të Iballës janë të bllokuara duke lënë disa fshatra në izolim.

Puna po vazhdon për hapjen e tyre. Nga ana tjetër disa zona në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës e Pukë, kanë mungesë të energjisë elektrike.

Situata në qarkun e Elbasanit është drejt normalizimit, pasi reshjet e dëborës “pushtuan” vendin gjatë ditëve të fundit.

Aktualisht kalohet me zinxhirë në aksin nacional Librazhd-Peshkopi. Njëkohësisht e njëjta mënyrë lëvizjeje mund të bëhet në rrugët rurale të fshatrave Steblevë, Qarrishtë, Rrjacë, Stravaj, Lunik, etj.

Gjatë natës pritet që të ketë ulje të temperaturave dhe prani të ngricave në rrugë.

Situata është drejt normalizimit edhe në Korçë, ku akset nacionale janë të kalueshëm pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulta ka prezencë të akullit ndaj kërkohet që mjetet të jenë me goma dimërore dhe të tregohet kujdes nga drejtuesit.

Problematike mbetet situata në rrugët e zonave të thella malore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE