S&P konfirmon vlerësimin në B+ për Shqipërinë!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
S&P konfirmon vlerësimin në B+ për Shqipërinë!

Në rishikimin më të fundit, për Shqipërinë, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard&Poor’s (S&P) konfirmoi vlerësimin në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Agjencia parashikon se rritja e PBB-së së Shqipërisë ka të ngjarë të ngadalësohet më 2023-shin në 2.2% nga 3.2% e vlerësuar këtë vit, më pas të rikuperohet në një mesatare prej 3.4% më 2024-2025, duke u treguar elastike ndaj rrymave të kundërta globale dhe kërkesës më të dobët nga Europa.

Agjencia projekton një tkurrje në deficitin fiskal të Shqipërisë në 3.7% të PBB-së më 2022, më pas një përmirësim në 2.9% deri në fund të 2025, në përputhje me zotimin e qeverisë për të balancuar financat publike. Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen e agjencisë se Shqipëria mund të vazhdojë të menaxhojë rreziqet nga konflikti Ukrainë-Rusi.

Vlerësimet mbështeten nga perspektiva e moderuar e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe fleksibilitetit të saj monetar nëpërmjet regjimit të kursit të lirë të këmbimit e rezervave valutore relativisht të larta. Në veçanti, këto vazhdojnë të shërbejnë si amortizues të rëndësishëm ndaj goditjeve të mundshme të jashtme. Për më tepër, agjencia beson se autoritetet do të rikthehen në pozicionin e tyre konsolidues fiskal, duke ulur borxhin publik gjatë viteve 2022-2025, pavarësisht goditjeve të jashtme me të cilat përballet Shqipëria vitet e fundit.

Agjencia beson se autoritetet do të respektojnë rregullat e tyre fiskale siç përcaktohet në Ligjin Organik të Buxhetit (OBL). Këto rregulla fiskale kërkojnë që qeveria të arrijë një bilanc primar pozitiv që prej vitit 2024 dhe të targetojë raportin e borxhit ndaj PBB-së, në rënie të vazhdueshme deri sa ai të bjerë e të qëndrojë poshtë nivelit 45%. Agjencia vë në dukje se autoritetet po synojnë një bilanc primar pozitiv që në vitin 2023, një vit përpara afatit.

Pavarësisht shtrëngimit të kushteve financiare globale, konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ngadalësimit të aktivitetit ekonomik botëror, leku shqiptar është mbiçmuar ndaj euros. Stabiliteti i lekut ka ulur presionin mbi financat publike e sistemin bankar vendas. Flukset e huaja neto hyrëse të forta kanë forcuar rezervat valutore të huaja. Agjencia konstaton pozitivisht përpjekjet e BSH-së për akumulimin e rezervave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE