Shoqja e Ledjonës habit me deklaratën dhe sjell prova në studio: “Ish bashkëshorti është dhunues, ka rrahur vjehrrin aktual”

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoqja e Ledjonës habit me deklaratën dhe sjell prova në studio: “Ish bashkëshorti është dhunues, ka rrahur vjehrrin aktual”

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të BBV, është folur për temën e Ledionës dhe ish bashkëshortit të saj.

Ledion Liço e ka pyetur sërish Ledjonën për raportin me ish-bashkëshortin e saj dhe i ka treguar për situatën aktuale jashtë shtëpisë dhe të gjithë deklaratën e Jorgenit me anë të një komenti publik.

Mirëpo Ledjona i mohoi të gjitha akuzat e tij.

Gjithashtu ky i fundit i kishte dërguar edhe një letër Ledjonës, por ajo nuk pranoi që ta lexonte publikisht për arsye se nuk dëshironte të shqetësonte vajzën.

Ditën e sotme në “BB Fan Club”, ka qenë e ftuar mikesha e Ledjonës, ku ka nxjerrë fakte të reja në lidhje me ngjarjen.

Ajo u shpreh që ish-bashkëshorti i saj ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe madje për këto ajo solli dhe tregoi edhe vendimin e gjykatës.

Moderatorja Enxhi Nasufi e pyet atë nëse ka informacion në rast se Jorgen Xoxi ka ushtruar dhunë edhe ndaj Ledjonës, por ajo u shpreh:

“Këtë gjë unë nuk dua ta mbaj si përgjegjësi, duke qenë së Ledjona e ka treguar edhe vetë, ne duhet të besojmë atë që ajo ka treguar”.
Jonida, shoqja e Ledjonës, ka publikuar edhe disa mesazhe që vijnë nga familjarë të bashkëjetueses së Jorgenit, ish-bashkëshorti i Ledjonës.

Vajza e bashkëjetueses së tij ka komunikuar me mikeshën e Ledjonës dhe përgënjeshtron të gjithë komentin e Jorgenit.
Vetë vajza i ka dërguar këtë mesazh mikeshës së Ledjonës:

“Jorgen Xoxo ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit tim ku e ka goditur tek syri dhe në kokë, brenda në Komisariatin e Policisë së Korçës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje dhe ndaj të afërmve të mi ku ka përdor edhe ofendime nga më të ndryshmet. Gjithashtu ka ngritur dorë edhe ndaj gjyshes dhe ndaj tezes time.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE