Blerina Gjylameti zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blerina Gjylameti zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës!

Deputetja Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Zgjedhja e Gjylametit, e cila është njëkohësisht dhe kryetare e Delegacionit shqiptar, u mor në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndihet e vlerësuar për këtë pozicion që i kanë dhënë.

Gjylameti shprehet se së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojnë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë!

Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në KiE.”, shprehet deputetja Gjylameti pas zgjedhjes Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, Gjylameti pritet të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e mëtejshëm të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE