Chelsea gati të lërë Armando Brojën, ka vetëm një kusht…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Së fundmi Inter dhe West Ham kanë dal në skenë si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuq e zi. Rikujtojmë se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh. Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.

Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Ligës Premier, Fulham dhe Wolverhampton. Sidoqoftë, ato po e kanë mjaft të vështirë transferimin e tij për shkak të rregullave financiare. Prandaj, edhe një ofertë huazimi me obligim blerje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, do t’i shkonte përshtati “Bluve të Londrës”. Chelsea bëri një marrëveshje të njëjtë me Newcastle kur e çuan në formë huazimi Lewis Hall, por me obligim blerje gjatë verës. Newcastle u pajtua për të paguar shumën prej 28 milionë eurove, ku shtatë milionë prej tyre erdhën si shtesa për 19-vjeçarin në muajin gusht. Sa për Brojën, ai është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, ku ka qenë autor i dy golave

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE