Habit Olsi Bylyku në shtëpinë e “BBV3”, flet për jetën personale dhe zbulon emrin e …

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit Olsi Bylyku në shtëpinë e “BBV3”, flet për jetën personale dhe zbulon emrin e …

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Ndërkohë, një diskutim është hapur sot në shtëpinë e “Big Brother Vip 3” mes Roza Latit dhe Olsi Bylykut. Dy banorët kanë diskutuar mbi emrat që do t’i vendosin fëmijëve të tyre.

Olsi: E kam menduar emrin e djalit.

Roza: Si e ke menduar?

Olsi: Sol, diell edhe lidhet me emrin tim Ols.

Roza: Po mamanë e djalit e ke menduar, mamaja ku është? Folën portalet që je lidhur me dikë, është e vërtetë?

Olsi: Jam lidhur unë? Jo.

Ndërkohë që nga ana tjetër Roza, thotë se edhe ajo e ka menduar emrin për vajzën e saj. Moderatorja thotë se vajzën e saj do ta quajë Perla dhe i ka bërë gati të gjitha gjërat, dhe se vetëm partneri i mungon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE