“Populli shqiptar ka nevojë t’i vërë kurorën një vajze”, Roza bën deklaratën e fortë, ja kush duhet të fitojë “BBV3” sipas saj!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Populli shqiptar ka nevojë t’i vërë kurorën një vajze”, Roza bën deklaratën e fortë, ja kush duhet të fitojë “BBV3” sipas saj!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Kujtojmë, se dy fituesit e edicioneve të kaluara të “Big Brother Vip” kanë qenë Ilir Shaqiri dhe Luiz Ejlli.

Ndërkohë, gjatë një diskutimi me banorët e shtëpisë Roza tha se mendon se edicionin e tretë të “Big Brother” duhet ta fitojë një vajzë.

Unë mendoj se këtë vit Big-un e do e fitojë një femër. Nuk po e them për personale, por unë mendoj një femër se dy rresht i kanë fituar meshkujt. Ndërkohë deri tani janë masakruar femrat, janë vrarë femrat, janë dhunuar femrat. Populli shqiptar ka nevojë t’i vërë kurorën një femre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE