Izraeli hedh poshtë kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve dhe thirrjet ndërkombëtare për një shtet palestinez!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli hedh poshtë kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve dhe thirrjet ndërkombëtare për një shtet palestinez!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë kushtet e paraqitura nga Hamasi për t’i dhënë fund luftës e për të liruar pengjet që do të përfshinin tërheqjen e plotë të Izraelit dhe lënien e Hamasit në pushtet në Gaza.

Në këmbim të lirimit të pengjeve, Hamasi kërkon t’i jepet fund luftës, tërheqjen e forcave tona nga Gaza, lirimin e të gjithë vrasësve dhe përdhunuesve, si dhe të mos preket Hamasi. Unë i hedh poshtë plotësisht kushtet për dorëzim nga monstrat e Hamasit.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar në fund të nëntorit nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti siguroi lirimin e më shumë se 100 prej 240 pengjeve që u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të militantëve të Hamasit më 7 tetor, në këmbim të lirimit të një numri palestinezësh që mbaheshin në burgjet izraelite.

Që kur skadoi afati i atij akordi, Netanyahu është përballur me presion në rritje për të siguruar lirimin e 136 pengjeve që mbeten në duart e Hamasit. Kryeministri izraelit ashpërsoi edhe qëndrimin ndaj një shteti të ardhshëm për palestinezët.

Unë nuk do të bëj kompromis lidhur me kontrollin e plotë të sigurisë nga Izraeli në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan.

Kryeministri Netanyahu u duk se doli kundër deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden për një shtet palestinez, pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.

Biden njoftoi se kishte folur në një telefonatë me Netanyahun mbi zgjidhjet e mundshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke sugjeruar se një alternativë mund të ishte një qeveri e çmilitarizuar.

Në bisedën e tij me presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën, për t’u siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, gjë që bie ndesh me kërkesën për sovranitetin palestinez.

Në një tjetër zhvillim, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i viktimave palestineze në Gaza gjatë më shumë se tre muajve të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit ka arritur në 25 mijë. Ndërkohë, ushtria izraelite publikoi një tjetër video, që pretendon se ka zbuluar një tjetër rrjet tunelesh në Gaza, ky dyshohet se Hamasi mbante rreth 20 pengje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE