Ka dhunuar ish-bashkëshorten?! Klodian Duro: “Nuk kam bërë asnjë ditë burg, ja e vërteta ime…”

vovalbania January 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ka dhunuar ish-bashkëshorten?! Klodian Duro: “Nuk kam bërë asnjë ditë burg, ja e vërteta ime…”

Deklarata e rëndë e Kodian Duros mbrëmjen e së shtunës, bëri Vëllain e Madh të marrë vendimin për skualifikimin e tij nga gara. I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Klodian Duro ka reaguar mbi këtë deklaratë dhe jo vetëm. Duke shprehur se ishte thjesht një ironi, Klodi e pranon se ishte e gabuar.

Ndërkohë Meritoni dukej sikur pa ta jepte mundësinë, po të thoshtë “nuk je ti ky”…

Meritoni dinte gjithçka, jo vetëm ai por të gjithë banorët e dinin se kush ishte banorja që ka folur kundër Klodit. Dhe vetë banorët e shihnin çdo ditë që Klodi e injoronte totalisht banoren me emrin Roza. Unë e thashë që në nisje që kërkoj ndjesë dhe e kuptoj fare mirë gabimim, sepse nuk mund të ironizosh me fjalën dhunë.

Do të ishte mirë që kjo banore të thoshte dhe që “po hyn një nga futbollistët që na ka hapur dyert e shoqërisë shqiptare në të gjithë Europën.” Jo më kot hyra si banor i “BBV”. E di që në Shqipëri në realitetin tonë kjo është situata aktuale. Jo më kot hyra aty. Motivi im i vetëm i hyrjes aty ishte që të më njihnin dhe mbi të gjitha vajza ime të ndihej krenare për mua. Nuk do të ndryshoj për asnjë arsye, do të jem ky që jam, i drejtë, i pastër dhe korrekt me të gjithë njerëzit. Ndoshta po më kthehet kundër, por do të vazhdoj të jem ky që jam, sepse kjo është jeta ime.

Ke diçka për t’i thënë vajzës?

Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë dhe është dashuria ime e vetme sot që po flasim. Aho e di që babi nuk do të dorëzohet kurrë që ajo të jetë e lumtur në të gjithë jetën e saj.

Po ish-bashkëshortes?

Do i jem gjithmonë në krah për gjithçka që i duhet asaj dhe vajzës sime.

Nga ana tjetër ai tregoi për herë të parë si qëndron e vërteta e arrestimit të tij, apo dhunës në familje. Klodi shton:

Për pjesën e divorcit tim, unë nuk kam bërë asnjë ditë burg, sepse nuk kam qenë i dënuar. Por kur ndodh një divorc, për të ruajtur këtë dhunën ndaj grave, gjithkush nga gratë mund të marrë një urdhër mbrojtjeje. Por unë kam pasur dhe biznes që duhet të shkoja për të parë hapat e buznesit. Realisht në atë ngjarje që ka ndodhur, ne kemi qenë në kohë pandemie kur nuk lejoheshim të dilnim nga shtëpia. Pra ishin disa thyerje të rregullores së asaj kohe, të cilat u vërtetuan lehtësisht dhe unë nuk kam vuajtur asnjë ditë burg.

Unë nuk kisha folur kurrë që t’i ktheja përgjigje të gjitha abuzimeve që u bënë. Me daljen time, nuk m’u dha mundësia që të flisja aty brenda. Ne jemi një vend që ecim me fjalë, me thashetheme, por pa ditur vërtetësinë, siç është edhe ky rast. Nëse ajo e di që unë paskam rrahur bashkëshorten, ku paska qenë Roza kur unë e kam rrahur dhe me çfarë sysh e ka parë ajo këtë gjë? Pork jo është lehtësisht e vërtetueshme, mbi të gjitha ish-bashkëshortja ime është aty, është me vajzën, mund ta vërtetojë dhe ajo me fjalët e saj qe ne gjatë gjithë jetesës sonë nuk kemi pasur kurrë shenja dhune.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE