Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE të ndahet nga procesi i normalizimit me Serbinë!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE të ndahet nga procesi i normalizimit me Serbinë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Nga Shkupi, ku u mbajt samiti “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor”, Kurti tha se aktualisht dialogu po zhvillohet vetëm në relacionin mes kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, për përcaktimin e hapave të mëtutjeshëm.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë… (Dialogu) Tash për tash kjo zhvillohet në relacionit midis kryenegociatorit dhe lehtësuesit evropian, përfaqësueset special zotëri Lajcak. Tash për tash ky është rrafshi në të cilin do të mund të përcaktohen hapat e mëtutjeshëm, ndërsa në nivelin e takimit të liderëve nuk ka diçka të re, për çfarë ftesa na vjen nga Borrell”, tha Lajçak.

Në konferencën për media pas samitit rajonal, Kurti nënvizoi sërish se që Ballkani Perëndimor të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të afrohen nevojitet që që paqja me sundim të ligjit të mbizotërojë, ndërsa kërcënimet e sigurisë të pushojnë.

“Që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, nevojitet që paqja me sundim ligji të mbizotërojë dhe kërcënimet e sigurisë të pushojnë…”- theksoi Kurti, duke shtuar se masat e sigurisë të Kosovës ndaj Serbisë janë të domosdoshme, përderisa grupi paramilitar terrorist që kreu agresion ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë është i lirë.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, Kurti tha se ai nuk është mjaftueshëm evropian dhe s’ka as strategji e as plan veprimi.

Krahas kësaj, Kurti tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, tha se nuk është i njoftuar se pse është anuluar konferenca e përbashkët e planifikuar e të gjithë liderëve rajonal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE