Pas debatit për të brendshmet, ‘përplasen’ përsëri Juli me Eglën, cili është shkaku këtë herë?!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas debatit për të brendshmet, ‘përplasen’ përsëri Juli me Eglën, cili është shkaku këtë herë?!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Dinamika të shumta ka patur edhe me zgjedhjen e lideres, pas largimit të papritur të Drinit. Ishte pikërisht Ilnisa banorja e cila siguroi më shumë vota, por duket se lidershipi i saj nuk u prit aspak mirë.

Ndërkohë, koha e liderit të vjetër sapo mbaroi brenda shtëpisë së ‘BBV3’, teksa si lidere e re u përzgjodh Egla. Një vendim ky i caktuar nga vetë banorët, ku Egla siguroi më shumë vota, me të dytin në radhë, Julin. Por si e komentoi ai fitoren e Eglës?!

As nuk i flas as nuk i dëgjoj. Për mua ajo nuk ekziston në këtë shtëpi, e kupton? A e kupton ti çfarë lidere keni zgjedhur apo jo?

Kujtojmë se dyshja janë zënë që në mbrëmjen e parë të “BBV3”. Shkak është bërë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, gjest të cilin duket se aktorja Egla Ceno nuk e ka pëlqyer, duke i kërkuar të ndërrohet në banjë. Ajo ka hasur në rezistimin e Julit, i cili i ka thënë se do ndërrohet ku të dojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE