Përmet, bie masa shkëmbore mbi një banesë dhe bllokon një 25-vjeçar!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmet, bie masa shkëmbore mbi një banesë dhe bllokon një 25-vjeçar!

Në fshatin Çarçovë të Përmetit, një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesë nga rrëshqitja e një mase shkëmbore. Burime në terren thonë se i riu e ka të pamundur të lëvizë për shkak se një pjesë e masivit i zuri gjymtyrët e poshtme. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar shërbime të policisë, zjarrfikës e autoambulanca, si dhe po punohet intensivisht për nxjerrjen e tij nga banesa mbi të cilën ra masa shkëmbore.

Njoftimi zyrtar: 

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh.V.

Në një tjetër zhvillim, nga dje pasdite, dy turistë zviceranë kanë mbetur në afërsi të Sorokolit, në Malin e Korabit. Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë e pas lokalizimit, pritet helikopteri për t’i transportuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE