Nuk ndalen surprizat në Botëror, Japonia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ndalen surprizat në Botëror, Japonia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë!

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njejtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022. “Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysje. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33’.

Mesfushori i Manchester City u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuichi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofmann dhe Gnabry, teksa edhe Manuel Neuer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër.

Më pas dy golat e tjerë të përballjes, Japonia përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli, të cilët luajnë në kampionatin gjerman të futbollit.

Ritsu Doan (Freiburg) barazoi rezultatin në minutën e 75’, teksa tetë minuta përpara fundit Takuma Asano (Bochum), i dhuroi skuadrës tri pikë të arta. Gjermania tentoi barazimin në minutat e mbetura, por në fund pati festë japoneze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE