Plagoset me armë zjarri 42 vjeçari në fshatin Bru Zallë, transportohet drejt Traumës!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagoset me armë zjarri 42 vjeçari në fshatin Bru Zallë, transportohet drejt Traumës!

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme (22 janar) në Bru Zall. Mësohet se i plagosur ka mbetur 42 vjeçari Agron Asllani i cili më pas u transportua drejt spitalit të Traumës për shkak të hemorragjisë.

Për shkak të ngricave dhe terrenit, autoambulanca e pati të vështirë të mbërrijë në vendin ku ndodhej i plagosuri. Raportohet se i plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta. Kështu që familjarë të tij e transportuan Agron Asllanin për tek autambulanca që më pas e ka transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Imer Kameri është autori i plagosjes së 42 vjeçarit Agron Asllani në fshatin Bru Zallë të Krujës.

Sipas informacioneve, dyshohet se konflikti mes 2 personave ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia është vënë në kërkim të 52 vjeçarit i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE