Samit për Ukrainën në Tiranë, Rama: I pranishëm të jetë edhe Zelensky!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samit për Ukrainën në Tiranë, Rama: I pranishëm të jetë edhe Zelensky!

Tirana duket që do të jetë kryeqyteti që do të presë samitin e radhës Ballkan – BE – SHBA, I cili  u mbajt sot në Shkup të Maqedonisë Veriut. E deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për median me gazetarët shqiptarë të cilët kishin shkuar në Shkup për të ndjekur zhvillimet e këtij samiti.

Tirana do të jetë dhe mikpritëse e një samiti për Ukrainën ku pritet të jetë i pranishëm dhe presidenti i Ukrainës.

“Do përgatisim samit në Tiranë për Ukrainën në mbështetje të saj! Do kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Në atë hark kohor të kemi takimi tjetër me liderët e rajonit me përfaqësuesit e sotëm. …Bilanc të këtij muaji.. nga sot deri në fund të shkurtit”

Rama tha se liderët e vendeve të Ballkanit duhej të kishin bërë më shumë sa i takon integrimit.

“Sot nëse ne do të kishim bërë të gjitha gjërat që duhej të kishim bërë, sot do të ishim gati. Nuk jemi gati se kemi humbur kohë e harxhuar energji duke u marrë me terminologji.. jo po ky proces është tjetër dhe ai tjetër…që janë rezultat i mungesës së vizionit të përbashkët të 6 vendeve… ‘ deklaroi Rama.

Rama foli dhe për Darkën me Vuçiç e Kurtin

“Këtu nuk ka asgjë personale. Është hera e parë që jam në një darkë bashkë me të dy. Nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjetër, veçse u bë një komunikim poziitv me të gjithëve. Ky format këto kërkesa që ka sot BE, nga të gjithë ne, për të na dhënë mundësinë q ëtë marrim shumë më tepër mbnrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja“

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE