Situata me babain “ndjek” nga pas Heidin/ A do të krijojë ajo një lidhje në BBV3?!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata me babain “ndjek” nga pas Heidin/ A do të krijojë ajo një lidhje në BBV3?!

Heidi është vendosur përpara banorëve të Big Brother VIP për t’iu përgjigjur pyetjeve që ata do t’i bënin. Si e nominuara e kësaj jave, ajo është pyetur për mënyrën se si ajo ka vendosur të sillet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Lisi e pyeti Heidin për ngjarjen që ka ndodhur më parë me babain e saj dhe nëse do të donte që historia të përsëritej.

Ajo është shprehur se do të tregohet e matur me veprimet, por nuk përjashtoi mundësinë për të krijuar lidhje brenda mureve të shtëpisë.

Lisi: Nëse nuk do të dilje nga shtëpia do e sillje babin në BBV?

Heidi: Po do vijë ai normale.

Lisi: Jo, jo, ta sjellësh kështu.

Heidi: Do sillem mirë që të mos vijë me thënë të drejtën.

Babai i Heidit hyri në një reality show në Itali ku ajo merrte pjesë, për ta nxjerrë jashtë programit. Kjo gjë ndodhi sepse ajo nisi të ketë afrimitet me njërin nga konkurrentët. Pas këtij veprimi Heidi i dha fund rrugëtimit të saj në atë program.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50532 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE