Sondazh / A duhet të marrë pjesë Sali Berisha në kuvend edhe pse SPAK ka refuzuar kërkesën për diçka të tillë?

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfuqizimi i arrestit në shtëpi! Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha ankimojnë masën e sigurisë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK rrëzoi kërkesën e Sali Berishës, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Ish-kryeministri i cili është nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, nën hetim për akuzën e korrupsionit, kërkoi nga SPAK-u leje për të marrë pjesë në seancat plenare. Avokatët e tij argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues, në kuadër të përmbushjes së detyrimit që Berisha ka si ligjvënës. Por SPAK-u, njofton se pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga mbrojtja, rrëzoi kërkesën e Berishës.Në lidhje me këtë situatë në faqen e WEB-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen: “A duhet të marrë pjesë Sali Berisha në kuvend edhe pse SPAK ka refuzuar kërkesën për diçka të tillë?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Tashmë, përballjen tjetër në SPAK, Sali Berisha do ta ketë në datën 23 janar 2024, kur ish-kryeministri është thirrur për t’u marrë në pyetje, pas kërkesës së avokatëve për ta shtyrë seancën që ishte caktuar për dje. Një ditë më pas, më 24 janar do të shqyrtohet kërkesa e tij për heqjen e masës së arrestit të shtëpisë, të caktuar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, më 30 dhjetor. Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa vazhdon hetimi ndaj tij nën akuzën korrupsion pasiv, lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51228 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE