Banori i BBV3 që po bën bujë në rrjete sociale, flet eksperti i IT-së

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banori i BBV3 që po bën bujë në rrjete sociale, flet eksperti i IT-së

Eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi ka qenë së fundmi i ftuar në “Wake Up” ku foli për banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Kallanxhi tregoi se në krahasim me vitin e kaluar, në këtë kohë ishte mësuar se fituesi do të ishte Luiz Ejlli, ndërsa këtë vit ende nuk dihet se kush banor do të jetë fitues pasi të gjithë kanë të njëjtin ritëm.

Megjithatë ai veçoi një banor, Elvis Myrtën, për të cilin u shpreh se ka fituar mjaft popullaritet në rrjetet sociale.

Pjesë nga intervista:

Shikon ndonjë nga banoret brenda “Big Brother” që ka mundësi fitimi?

Po përgatitemi të bëjmë diçka dhe të nxjerrim ca, por që ka disa personazhe interesantë që mund të…

Që mund të shpërthejnë në rrjetet sociale…

Elvis Myrtaj, gazetari, është njeri popullor, domethënë, ka aprovim në rrjetet sociale, prodhon aprovim në rrjetet sociale. Ky “Big Brother” më duket politikisht korrekt, pra njerëzit janë politikisht korrektë dhe kjo ndoshta nuk është shumë pozitive për të prodhuar kontent më mediat sociale. Sot një vit më parë thoshim që kishim fituesin e “Big Brother”, por këtë vit është shumë e vështirë për ta kuptuar. Gara këtë vit është shumë më e fortë. Po e studioj, do nxjerrim disa shifra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE