Hija e manipulimeve të Inteligjencës Amerikane në parapraket presidenciale republikane në New Hampshire!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hija e manipulimeve të Inteligjencës Amerikane në parapraket presidenciale republikane në New Hampshire!

Shfaqen hijet e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, ku zyra e Prokurorit të Përgjithshëm po heton një sërë mesazhesh robotike, me shumë gjasa të krijuara artificialisht e që imitojnë zërin e presidentit Biden. Bazuar në to, shefi demokrat i Shtëpisë së Bardhë fton zgjedhësit e shtetit New Hampshire, të mos votojnë sot në parapraket presidenciale republikane.

Vota juaj bën ndryshim në nëntor, jo këtë të martë!

Kështu thotë zëri në regjistrimet e rreme, të manipuluara për t’u shfaqur si të dërguara nga një drejtues i komisionit të Partisë Demokrate amerikane. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi:

Këto mesazhe duket se janë një përpjekje e paligjshme për prishjen e zgjedhjeve paraprake presidenciale në New Hampshire dhe shkelin të drejtën e votuesve për të votuar. Ftojmë votuesit që të injorojnë plotësisht përmbajtjen e këtyre mesazheve!

Votuesit në New Hampshire, sot do të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një garë ku ish-presidenti Donald Trump përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley.

Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara. Në anën tjetër, Haley ka shpresa që votuesit e pavarur do ta ndihmojnë për të fituar garën. Kujtojmë se kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Donald Trump-it në Ajoua, javën e kaluar.

Kushdo që fiton nominimin, më pas do të përballet me një demokrat në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkaq, ka shumë mundësi që ai të jetë presidenti aktual, Joe Biden.

Edhe demokratët do të votojnë po sot në raundin e parë të zgjedhjeve në New Hampshire, por bie në sy fakti se për shkak të mungesës së dakordësisë mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.

Gara për nominimin e republikanëve u ngushtua në dy të dielën dhe kjo pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i dha fund fushatës dhe iu bashkua kampit të Trump-it. Ai është vetëm njëri prej dhjetëra emrave republikanë që i dhanë fund garës për president të SHBA-ve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE