Inter shënon në frymën e fundit dhe fiton Superkupën e Italisë…

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajme të mira për Interin, rikthehet kapiteni…

Interi ka fituar Superkupën e Italisë teksa ka mundur në finale Napolin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite. Në një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga zikaltërit, rastet nuk kanë munguar si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Por goli do të vinte vetëm në minutën e parë shtesë, kur Lautaro Martinez theu murin e ekipit kundërshtar para portës, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Zikaltërit do të rikthehen në Itali me trofeun e parë të sezonit. Pjesa e parë u karakterizua me lojë mjaft të qetë nga të dyja palët, të cilat prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar gol. “Nerazzurët” rastin e parë serioz e patën me anë të Federico Dimarcos (16’), gjuajtja e të cilit përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë të Gollinit. Në fakt Inter kaloi në avantazh përmes Lautaro Martinez (39’) por argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Gjërat u vështirësuan për Napolin kur Giovanni Simeone (60’) la ekipin me një lojtar më pak në fushë pasi ndëshkimit me dy kartonë të verdhë. Interi shfrytëzoi avantazhin numerik, duke dominuar pjesën e mbetur të ndeshjes me posedim dhe me raste. Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Arnautovic që të tre patën mundësi shumë të mira shënimi, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Goli i fitores dhe ai që i dhuroi trofeun Interit erdhi krejt në fund të ndeshjes, kur Lautaro Martinez (91’) u shërbye mirë në zonë nga Benjamin Pavard për të shënuar për 1-0.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE