Makina e vetme japoneze me motor V12 të cilën mund ta bleni në SHBA!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina e vetme japoneze me motor V12 të cilën mund ta bleni në SHBA!

Një Toyota Century e vitit 1997, e njohur si e vetmja makinë japoneze me motor të përparmë V12, ka hyrë në SHBA dhe aktualisht është në shitje në ankandin Cars and Bids. Odometri i kësaj makine tregon afërsisht 218,700 kilometra të kaluara. Pronari aktual i saj thekson se ajo nuk ka pësuar asnjë modifikim dhe e ka ruajtur origjinalitetin e saj. Toyota Century 1997 përfshin një panel instrumentesh digjitale, ulëse me ngrohje, kontroll automatik të klimës dhe radio.

Gjithashtu, ajo përmban një motor të fuqishëm 5.0 litërsh V12, që i jep rreth 276 kuaj fuqi. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi automatik me katër shpejtësi. Megjithatë, si çdo model i vjetër, edhe Century vjen me disa defekte si çarje dhe gërvishtje. Në përgjithësi, është në gjendje shumë të mirë duke pasur parasysh çmimin prej 8,250 dollarësh.

Rikujtojmë, se Toyota Land Cruiser i vitit 2024 është dëshmuar tashmë si një sukses në Evropë, pasi u deshën vetëm 30 minuta që seria e parë prej 1000 njësive të shitej në Gjermani. Blerësve të interesuar gjermanë iu dha një vështrim i parë i gjeneratës së re Land Cruiser në shtator. Tre versione të modelit të ri janë në dispozicion në Gjermani; Executive, Tec dhe First Edition. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE