Gara republikane për presidencialet e nëntorit në SHBA, përballje Trump-Haley në New Hampshire!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gara republikane për presidencialet e nëntorit në SHBA, përballje Trump-Haley në New Hampshire!

Votuesit në New Hampshire, sot do të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një garë ku ish-presidenti Donald Trump përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley.

Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara. Në anën tjetër, Haley ka shpresa që votuesit e pavarur do ta ndihmojnë për të fituar garën. Kujtojmë se kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Donald Trump-it në Ajoua, javën e kaluar.

Kushdo që fiton nominimin, më pas do të përballet me një demokrat në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkaq, ka shumë mundësi që ai të jetë presidenti aktual, Joe Biden.

Edhe demokratët do të votojnë po sot në raundin e parë të zgjedhjeve në New Hampshire, por bie në sy fakti se për shkak të mungesës së dakordësisë mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.

Gara për nominimin e republikanëve u ngushtua në dy të dielën dhe kjo pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i dha fund fushatës dhe iu bashkua kampit të Trump-it. Ai është vetëm njëri prej dhjetëra emrave republikanë që i dhanë fund garës për president të SHBA-ve.

Shumë mbështetës së DeSantisit, besojnë se Trump-i është kandidati ideal i republikanëve për president. Ky i fundit është hedhur në sulm. Dje në një takim në New Hampshire, 77-vjeçari deklaroi:

Nëse dëshironi një kandidate humbëse e që e vendos Amerikën në rangun e fundit, votojeni Nikki Haleyn!

52-vjeçarja Haley ka vënë në dukje se ish-presidenti Trump është i shqetësuar me paditë civile dhe penale që rëndojnë mbi të. Por, Donald Trump i hedh poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se ato janë ngritur mbi baza politike.

Çdo person me të drejtë vote në New Hampshire mund të votojë dhe ky shtet konsiderohet më i moderuar, në krahasim me Ajouan e njohur si tejet konservatore në mesin e shteteve amerikane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE