Pas daljes nga SPAK-u, Berisha: Aty gjeta një grup të terrorizuar/Akuza prokurorëve: Jeni pjesë e një grupi kriminal!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga SPAK-u, Berisha: Aty gjeta një grup të terrorizuar/Akuza prokurorëve: Jeni pjesë e një grupi kriminal!

Për të parën herë në SPAK lidhur me privatizimin e klubit sportiv Partizani, çështje për të cilën hetohet për korrupsion pasiv e është në “Arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për rreth 90 minuta. Pas daljes nga mjediset e Prokurorisë së Posaçme, iu tha gazetarëve se atje “gjeti një grup të terrorizuar”. Berisha sulmoi prokurorët të cilëve iu referua si “mjeranë që nuk kanë prova, por vetëm mashtrime”.

Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme.  Të dashur miq, aty gjeta një grup të terrorizuar.

Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emrin tuaj e të PD-së u deklarova sa vijon:

Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta…

Pasi iu deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe ky ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’u them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju, si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.

Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime e falsifikime, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike.

Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do të merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.

Ju garantova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, masat që ju vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të Nenit 73, Pika 2 e Kushtetutës.

Jam këtu, thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit, për llogari të Edi Ramës.

Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të shëmtuar, të paprecedent, refuzimin e provave, që nuk mund të ndodhë kurrë në ndonjë vend. Provat e paraqitura nga avokatët dhe Jamarbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta.

Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre.

Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar mbi bazën e urdhrit politik të Edi Ramës.

I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar.

Natyrisht, iu përgjigja të gjithave, po nuk kishin pyetje ata. Ato ishin vetëdenigrim që i bëjnë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur nga vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milion euro mijëra qytetarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE