Për ju që jeni të fiksuar pas dizajnit, hidhini një sy projektit të përsosur arkitektonik “Ansty Plum”!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që jeni të fiksuar pas dizajnit, hidhini një sy projektit të përsosur arkitektonik “Ansty Plum”!

Projekti i përsosur arkitektonik “Ansty Plum” në shikim të parë pushton zemrat e të gjithë atyre që duan retro-stil të rregullimit. Kjo stoli e çmuar arkitektonike gjendet në Angli në pjesën rurale të Wiltshire dhe është krijuar nga dy ndërtesa fantastike të ndërtuara që në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar.

Adaptimi origjinal, modernizimi i vogël dhe riorganizimi i shtëpizës së kopshtit dhe garazhit kanë çuar deri në zvogëlimin e shpenzimeve për ngrohje dhe ftohje për 80% dhe është krijuar shtëpi e përsosur familjare.

Ndërtesa gjendet në kodër të pjerrët malore dhe kështu projekti është ideuar në atë mënyrë që pjerrësia e kulmit të ndjek pjerrësinë e truallit. Arkitektët kanë arritur që të lirojnë hapësirën kryesore me eliminimin e banjës dhe mureve shtesë në mënyrë që të ndërtonin dhomë të re gjumi dhe studio. Në shtëpi është përfshirë sistemi i ngrohjes nga dyshemeja. Dizajni unik është ruajtur, mirëpo njëkohësisht është krijuar edhe shtëpi e këndshme për jetesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE