Të pyetur nëse kanë apo jo ndjenja për njëri-tjetrin, ja si u përgjigjën Ilnisa dhe Meritoni…

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të pyetur nëse kanë apo jo ndjenja për njëri-tjetrin, ja si u përgjigjën Ilnisa dhe Meritoni…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë dy personazhet që janë parë shumë ta afërt me njëri-tjetrin. Fillimisht ka qenë Gazi, u cili gjatë një bisede me Rozën, në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni.

Mbrëmjen e kaluar, teksa kanë qenë në oborr, disa nga banorët kanë komentuar afrimitetin e dyshes, ku fillimisht është pyetur Meritoni dhe më pas Ilnisa. Ja si ishte përgjigjja e tyre…

Meritoni: Kam një simpati, një dashuri më të veçantë. Do ja thosha nëse do ndjeja diçka, nuk e ndal aspak veten nga kamerat. Edhe kjo nuk do e kishte ndalur veten nëse do ma thoshte nëse do kishte diçka.

Ilnisa: Unë ndihem mirë. Ne jemi shumë shokë.

Ndërkohë, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Radio” ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha. Nga raporti me vajzën deri te afrimiteti me Meritonin, ai shuan çdo kureshtje rreth gazetares. Ja çfarë tha ai për raportin që Ilnisa ka krijuar me Meritonin. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE