A i njofton Instagram përdoruesit nëse i bëni ‘screenshot’ story-t e tyre? Merr fund dilema!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A i njofton Instagram përdoruesit nëse i bëni ‘screenshot’ story-t e tyre? Merr fund dilema!

Instagrami padyshim është një ndër platformat më të popullarizuara në mesin e përdoruesve për shkak të veçorive të shumta që ofron. Mirëpo, një dilemë në të cilin hasin shumë njerëz është ajo se a njofton Instagrami përdoruesit nëse i bëni ‘screenshot’ storet e tyre? Për fat të mirë, Instagrami nuk do të njoftojë përdoruesit nëse i keni bërë ‘screenshot’ storet e tyre. Sidoqoftë, vlen të theksohet se disa veçori në Instagram kanë rregulla të ndryshme.

Për shembull, nëse përpiqeni të fotografoni diçka të dërguar në Vanish Mode, personi tjetër do të njoftohet, kështu që është më mirë të jeni të kujdesshëm. Në vitin 2018, Instagram testoi shkurtimisht një veçori ku i lejonte njerëzit të shihnin se kush kishte fotografuar storen e tyre në platformë. Nuk është e qartë nëse ata kanë ndonjë plan për ta shtuar atë në të ardhmen.

Së fundmi, Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët që e përdorin telefonin natën vonë, i cili i sugjeron që të shkojnë në gjumë. Funksioni “Nighttime Nudges” thuhet se shfaqet automatikisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm ata nën 18-vjeç.

“Ne duam që adoleshentët të largohen nga Instagrami, gjumi është i rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë”,-njoftoi Instagram. Ky ndryshim vjen pas një sërë veçorish të tjera që rrjeti social ka prezantuar për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit e tyre që të kontrollojnë kohën që kalojnë duke e përdorur aplikacionin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE