Olsi në BBV, ndërsa Egli Tako pjesë e këtij reality-show? Ja ku mund ta shohim!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në një lidhje të re prej muajsh, Egli Tako bën reagimin e parë për romancën e Olsit

Ishin përfolur që do të ishin të dy në Big Brother dhe në fakt Olsi Bylyku është një nga banorët që i është bashkuar së fundmi këtij reality show.

Po Egli Tako? Edhe ajo thuhet se do të bëhet pjesë në një tjetër reality show jo vetëm psikologjik por edhe fizik.

Bëhet fjalë për ‘Ferma Vip’, reality show-n që pritet të nisë në mars në Vizion Plus nga producentja Holta Dulaku.

Egli është parë në mjediset ku po punon aktualisht stafi i Fermës dhe mendohet se do të jetë një nga personazhet publikë, që do të bëhet pjesë e fermës më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se ajo tashmë i është përkushtuar me kohë të plotë edhe botës së ‘fitnessit’ duket se do të jetë ideale për këtë format të ri televiziv që është i njohur në shumë vende të botës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE