Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur për të dalë nga shtëpia

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur për të dalë nga shtëpia

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të lënë shtëpinë pas situatës së krijuar në suitë.

Teksa po hanin darkën, në gjendje të rënduar emocionale, Romeo i ka propozuar Heidit të lënë shtëpinë!

Kjo e fundit ka pranuar pa u menduar dy herë dhe të dy janë drejtuar për në dhomë të rrëfimit për të bërë kërkesën. Menjëherë Vëllai i Madh ka hequr kamerën prej tyre, duke i censuruar për disa minuta.

Më pas Heidi ka debatuar me vajzat për misionin duke thënë se nuk e mban dot zgjuar Romeon, pasi situata është aq e rënduar se ata kanë kërkuar të lënë shtëpinë!

Vajzat janë habitur nga kjo deklaratë, ndërsa vëllai i Madh i ka bërë thirrje Heidit të ketë kujdes mikrofonin. Kujtojmë se ky është sinjaliIm që banorët marrin kur nuk duhet të flasin për atë që po thonë.

Prej mbrëmjes së djeshme e gjithë shtëpia është përfshirë në debat, pasi çifti u fut në suitë. Kjo pasi Romeo e la vetëm Heidin në jacuzzi duke dalë në oborr për të debatuar me Julin.

Ka qenë Egla ajo që i ka thënë Romeos që nuk di të respektojë partneren e tij Heidin dhe e trajton atë si leckë. Pasditen e sotme, në shtëpi ka ardhur një parashutë, ku fansat i kërkonin Heidit të ketë kujdes nga Romeo, pasi ai është falso.

Aktori është prekur nga ky mesazh, duke u shprehur i shqetësuar për mënyrën si mund të ketë dalë në publik imazhi i tij. Ai ka qëndruar përgjatë gjithë ditës në suitë, në gjendje të rënduar emocionale.

I vetmi konkurrent që ka tentuar të shuajë debatin mes çiftit, ka qenë Meritoni i cili u ka kërkuar të dyve të flasin dhe të mos i lënë të tjerët të futen në raportin e tyre.

Nuk dihet nëse vendimi i Heidit dhe Romeos është përfundimtar, apo Vëllai i Madh i ka bindur që të vazhdojnë qëndrimin duke pasur parasysh faktin që të dy janë ndër pretendentët kryesorë për finale, si dhe për çmimin e madh.

Do të jetë spektakli i të shtunës, ai që do i japë përgjigje kësaj pyetje, për fatin përfundimtar të çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE