Parashikimi i motit, 24 janar, 2024!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 24 janar, 2024!

Edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -12 deri 4°C
në zona e ulëta -7 deri 17°C
në zona bregdetare -1 deri 16°C.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE