Plani realizohet me sukses, një nga banoret arratiset nga kazerma!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plani realizohet me sukses, një nga banoret arratiset nga kazerma!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.

Prej mbrëmjes së parë në shtëpi janë aluduar disa çifte që mund të krijohen mes banorëve. Vetëm pak më parë banorët kanë biseduar përsëri dhe kanë aluduar një çift të ri. Për ta Fatjoni dhe Heidi mund të krijojnë një lidhje dashurie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE