Qetsor Ferrunaj për Sara Gjordenin: “Është bërë si perde bllokuese…”

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qetsor Ferrunaj për Sara Gjordenin: “Është bërë si perde bllokuese…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike fituesi i edicionit të dytë të “BB”, Qetsor Ferunaj. Si po i duket ky edicion i tretë i “BBV” Qetsorit? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Personazhi aty brenda që Qetsori nuk e pëlqen?

Sara nuk më pëlqen. Po sjell tension mes të gjithëve. Është bërë si perde bllokuese, po bllokon shumë fenomene aty brenda.

Mendimi i Qetsorit për Meri Shehun?

Është interesante, ndërton situata të vërteta. Do të udhëtoj gjatë aty brenda, më pëlqen, ka disa elemente të mira.

Nominimet e mbrëmjes së djeshme, kush mendon Qetsori se do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Sara! Ka dhënë maksimumin e saj në ngritjet e konflikteve dhe problematikave.

Cilët banorë sheh finalistë Qetsori?

Romeo, Roza, Ilnisa, Juli, Gazi, Meri. Këta i shoh si kollona, komunikojnë shpesh, kanë momente ulje-ngritje. Të tjerët janë linearë.

Si i sheh Qetsori lidhjet e dashurisë aty brenda?

Sigurisht që lidhjet e dashurisë që krijohen aty janë reale, ka emocione, gjendje presioni. Shkarkon stresin me një takim apo një puthje. Është potencial për këdo që ka mundësinë për të qenë aty i lidhur dhe ai person që e krijon ka rrezik për të qenë edhe fitues.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE