Ronaldo Sharka: “Dua të shoh Merin të bëjë seks në Big Brother”!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka: “Dua të shoh Merin të bëjë seks në Big Brother”!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” ka qenë gazetari i njohur Ronaldo Sharka. Së fundmi, ai është opinionist i “Big Brother VIP Fan Club”, por gjithashtu edhe moderator në “E Diell”. Ronaldo ka dhënë opinionin e tij për tema të ndryshme, duke cekur pozicionin e tij të ri në ekran, por edhe eksperiencën e BBV2. Përballë pyetjeve të Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj, ja se si është përgjigjur ai.

Siç edhe e lartpërmendëm, ai është në karrigen e opinionistit të “Big Brother VIP Fan Club” së bashku me Ina Kollçakun, një dyshe ku janë pikasur për mënyrën korrekte dhe të drejtpërdrejtë të të shprehurit. Sipas Ronaldos, a janë ata të dy konkurrentë me opinionistët e BBV3, pra të Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj?

Ronaldo: Unë besoj që betejën e kemi të fituar. Nuk ka nevojë për konkurrencë.

Salsano: Absolutisht që jeni më të mirë se ata?

Ronaldo: Po, sigurisht!

Salsano: Pra, ti je më i mirë se Arbri.

Ronaldo: Po, sigurisht!

Për kë ka më shumë simpati ai në BBV3?

Më pëlqen Heidi. Është një durrsake e lezetshme. Po shihja dje tek kjo pjesa e të nominuarve që duhet të argumentonin që pse s’duhet të dilni dhe Roza i bëri një pyetje që ‘A mendon Heidi se ke konsumuar imazhin tënd në Big Brother?’. Më fal, por unë si pubik nuk di asgjë për Heidin. Pra, është një imazh tërësisht i pakonsumuar. Kurse për Rozën e dimë, për marrëdhënien e saj me të ëmën, për historinë me të atin, për qenushat që ajo ka pasur, për protestat që ka dalë, për puthjet televizive që ka bërë. Kështu që në këtë rast, Heidi ka një avantazh shumë herë më të madh. Njerëzit kanë kuriozitet dhe po ta shohësh në Big Brother ecin njerëzit ose që kanë disa vite të harruar.

Do të ketë seks në BBV3?

Ronaldo: Nuk mendoj që ka ende çift deri tani. Këto që po e bëjnë mendoj që janë tentatika fiktive për të zgjatur edhe pak më shumë në lojë. Kam vënë re një gjë në fakt. Nuk e di sa i sinqertë është Meritoni, por kam vënë re se Ilnisa e ka shumë qejf Meritonin. Mënyra se si ajo reagon shpeshherë kundrejt vajzave të tjera në mënyrën se si ato lidhen me Meritonin, me mënyrën se si ajo duket që do ta marrë në patronazh që ta ketë vetëm të tijin, kam vënë re që ka një pëlqim. Por këtu nuk mund të përjashtojmë as Merin. Edhe ajo e ka shprehur disi. Kështu që çfarë nuk mund të ndodhë. 

Salsano: Mund të bëjë Meri seks thua brenda?

Ronaldo: Po, dhe mua do të më pëlqente shumë që Meri të bënte seks në Big Brother. Për mua si publik, është më interesante të shoh Merin, një personazh që ti nuk e pret dhe nga format që ka që të bëjë këtë gjë në Big Brother, sesa të shoh një vajzë seksi me forma, Rikja për shembull. Kështu që, unë dua relisht të shoh Merin që të bëjë seks në Big Brother.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE