Chelsea fiton dhe shkon në finalen e Carabao Cup, Broja detyron kundërshtarin të bëj autogol…

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Vetëm disa ditë më parë, fundi i ndeshjes mes Middlesbrough dhe Chelsea në Carabao Cup ka shënuar një incident aspak të këndshëm për Armando Brojën dhe shokët e tij. Tifozët e klubit londinez, të inatosur për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, kontestuan futbollistët e tyre. Broja ishte ndër të paktët lojtarë të Chelsea që u kthye nga këndi ku ishin tifozët udhëtues për t’i duartrokitur si falënderim për mbështetjen. Por ai u përball më vërshëllimat dhe kontestimin e mbështetësve të skuadrës të cilët kërkonin më shumë nga kjo sfidë. Sulmuesi vrapoi poshtë tribunës, duke parë se Tiago Silva nisi të shkëmbente disa batuta aspak miqësore me tifozët që po e kontestonin. Por situata u zgjidh shpejt dhe futbollisti shqiptar gjithashtu u largua drejt dhomave të zhveshjes, ashtu si shokët e skuadrës. Ditën e djeshme Chelsea ka luajtur përsëri përballë të njëjtit ekip ama ka fituar 6-1 ndaj Middlesbrough, duke kaluar në finale të Carabao Cup me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Blutë e humbën takimin e parë, por në ndeshjen e dytë në Stamford Bridge nuk treguan mëshirë për kundërshtarin. Llogarinë e golave për Chelsean e hapi Jonathan Howson (auto-gol) në minutën e 15-të, kur Armando Broja i bëri presion lojtari që e futi topin në rrjetën e tij nga një pasim i Raheem Sterling.

Për 2-0 u përkujdes Enzo Fernandez (29’), që realizoi një gol nga afërsia, duke prekur topin në drejtim të rrjetës. Goli i tretë u shënua prej Axel Disasit në minutën e 36-të, ndërsa Sterling ishte sërish në rolin e asistuesit. Për të mbyllur pjesën e parë me epërsinë prej katër golave u përkujdes Cole Palmer, duke konfirmuar se e dëshiron finalen.

Pjesa e dytë sërish u dominua nga Blutë, që shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa pësuan një herë. Palmer e realizoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe të pestin për Chelsean në minutën e 77-të, kur u asistua prej Conor Gallagher. Golin e gjashtë për Chelsean e realizoi Noni Madueke (81’), që u gjet në mënyrë brilante prej Gallagher. Middlesbrough e shënoi golin e nderit në minutën e 88-të me anë të Morgan Rogers, ndërsa ndeshja përfundoi 6-1. Në finale, Chelsea e pret fituesin e duelit Liverpool-Fulham, e cila luhet ditën e sotme në orën 21:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE