Shuhet themeluesi i grupit “Boney M”, Frank Farian!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet themeluesi i grupit “Boney M”, Frank Farian!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Frank Farian, themeluesi i grupit “Boney M”, diskografia e të cilit përfshin këngë të tilla të njohura globalisht si “Rasputin”, “Ma Baker” dhe “Daddy Cool”. Muzikanti dhe producenti gjerman vdiq i qetë në banesën e tij në Miami.

Farian ka bashkëpunuar me shumë yje gjatë karrierës së tij të pasur që përfshin disa dekada. Sa i përket shëndetit, muzikanti ka pasur probleme me zemrën për një kohë të gjatë dhe iu nënshtrua një operacioni në valvul në vitin 2022. Në intervistën e tij për “Bild” gjermane në nëntor, muzikanti shpjegoi se operacioni i shpëtoi jetën. Mirëpo më vonë gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe kishte probleme me ecjen, frymëmarrjen dhe të folurit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE