Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 38-vjeçari në Korçë!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 38-vjeçari në Korçë!

Një 38-vjeçar në Korçë është vënë në pranga, pasi transportonte në mënyrë të paligjshme katër emigrantë përkundrejt pagesës.

Në kuadër të operacionit policor “Midnight 26”, u zbulua se autori me iniciale D. G., banues në fshatin Vishocicë të Devollit, e drejtonte mjetin pa patentë.

Policia ka sekuestruar automjetin, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit.

“Shërbimet e Policisë ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Benz” që drejtonte 38-vjeçari. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE