U arratis nga kazerma, Vesa përlotet e shqetësuar!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plani realizohet me sukses, një nga banoret arratiset nga kazerma!

Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët e “Big brother vip” janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë.

Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.

Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.

Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Edhe pse banorët e tjerë shprehen se nuk besojnë se do të dënohet vetëm ajo sepse ishte diçka në bashkëpunim, Vesa shprehet se nuk është dënimi arsyeja pse ajo është përlotur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49496 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE