Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë, publikon foton e ëmbël në rrjete sociale

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një këngë për vogëlushen e Enit? Greta Koçi surprizon me projektin e ri muzikor

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur së është bërë nënë e një djali.

Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk ka lindur në Shqipëri por në Amsterdam të Holandës.

Artistja ka shkruar: “Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.”

Disa muaj më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE