Erion Veliaj flet për planet mbi zgjerimin e familjes me Ajolën

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erion Veliaj flet për planet mbi zgjerimin e familjes me Ajolën

Erion Veliaj dhe partnerja e tij Ajola Xoxa janë gati të bëjnë Kajan me një motër ose vëlla. I ftuari në Top Albania Radio, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka folur për herë të parë për planet që ai dhe bashkëshortja kanë për zgjerimin e familjes.

I pyetur nëse e kanë menduar zgjerimin e familjes Veliaj tha:

“Këto (zgjerimi i familjes) janë ato premtime që kërkojnë një mandat (qesh), por jemi gati dhe e them tani që kaluam këto ngarkesat (zgjedhjet). Besoj që njerëzit që janë të zënë janë gjithë jetën të zënë, thjesht duhet me ia lënë Zotit këtë punë.”

Erioni dhe Ajola duket se e kanë menduar vërtetë për bebin nr.2, pasi Kryetari pranoi se kanë menduar edhe për emrin e tij, duke zbuluar kështu një tjetër “sekret” nga familja.

“E vetmja gjë që kam thënë është që gjyshi i Ajolës ka shkruar shumë libra, kështu kjo është një hamendje, për t’i vendosur emrin e një prej veprave të Jakov Xoxës.”- rrëfeu Veliaj.i

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE