Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja sa ishte magnituda

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 është regjistruar pasditen e sotme në provincën Malatya në Turqinë lindore.

Thellësia e tërmetit ishte 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

Banorët e shqetësuar dolën të gjithë në rrugë, ndërsa media vendase kanë risjellë në vëmendje faktin se Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të një viti më parë.

Përkatësisht në datën 6 shkurt 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në Kahramanmaras.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja deklaroi se janë angazhuar të gjitha ekipet e AFAD dhe institucioneve të tjera.

“Të gjitha ekipet e AFAD-it dhe institucioneve kompetente kanë nisur punën për skanimin e terrenit pas tërmetit 5.2 ballë në rrethin e Batalgazit, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth”, ka shkruar ai në platformën X (Twitter).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE