Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli jep version tjetër për ngjarjen

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli jep version tjetër për ngjarjen

Naim Murseli ka dhënë një version tjetër të ngjarjes ditën e djeshme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për vrasjen e Liridija Ademajt, ku ai porositi dhe pagoi vrasësit.

Teuta Zhinipotoku, e cila është avokatja e Murselit, ka thënë se dëshmia e tij është e ndryshme me atë të mëparshmen.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, tha avokatja.

Personat e përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt janë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe ndodhen në paraburgim.

Ndaj Naim Murselit, rëndon vepra penale vrasje e rëndë në bashkëpunim, ndaj Plavës vepra penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa ndaj Kokallës bashkëpunim në vrasje.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë, në një ngjarje që ishte inskenuar si grabitje, por më pas u zbulua se ishte plan i menduar deri në detaje për ekzekutimin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE