Zbulohet se sa para i ofrojnë PSG dhe Real Madrid, kë do të zgjedh Kylian Mbappe?

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbappe thyen heshtjen, klubi madrilen shfaqet i pakënaqur me veprimin e yllit francez…

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë verën e ardhshme.

Sipas ESPN, Mbappe aktualisht fiton 37 milionë euro në vit në PSG dhe oferta e tij për rinovimin e kontratës do ta mbante atë në të njëjtën pagë. Megjithatë, Real Madridi po ofron shumë më pak sesa në vitin 2022. Të kujdesshëm për ta paguar atë dukshëm më shumë se Jude Bellingham (10.5 milionë euro në vit), marrëveshja e tij në Santiago Bernabeu do të ishte më afër kësaj shifre sipas të gjitha gjasave, por do ta bënte atë lojtarin më të paguar në klub.

Lojtarët Real Madridit janë optimistë për nënshkrimin e tij. Si rrallë herë presidenti Florentino Perez,ka marr vetë përsipër negociatat me Mbappen dhe është në kontakt me të. Ndërkohë Liverpool është kalorësi i tretë në garë. Nuk përjashtohet një kalim në Angli dhe ndërkohë që Reds ende nuk kanë bërë një ofertë, ata po monitorojnë situatën.
E ardhmja e Mbappes do të vendoset shumë më shpejt se herën e kaluar, ku njoftimi përfundimtar do të bëhet në qershor. Nëse Real Madridi nuk nënshkruan me Mbappen, atëherë teorikisht ata do të kërkojnë një tjetër numër 9 të madh, me Erling Haaland dhe Victor Osimhen alternativat kryesore për sulmuesin francez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE