E përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë, ju prezantojmë me kamerën Minox!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë, ju prezantojmë me kamerën Minox!

Në vitin 1936, inxhinieri letonez, Walter Zapp, krijoi një aparat fotografik portativ i cili është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë. Aparati Minox ka krijuar foto spontane me kualitet të lartë dhe konsiderohet të jetë kamera spiune më e përdorur në botë.

Spy camera made during the Cold War era pic.twitter.com/su4rYGF530

— Historic Vids (@historyinmemes) January 23, 2024

Fillimisht është prodhuar në Riga të Letonisë midis viteve 1937 dhe 1944, dhe është konsideruar si një mrekulli teknologjike. Minox ka përdorur film me madhësi sa një e katërta e filmit standard 35 milimetra, dhe madhësia e saj e vogël ndikoi që ajo të ishte e lehtë për t’u fshehur. Thuhet se gjatë Luftës së Ftohtë, shumë spiunë kanë fotografuar fshehurazi dokumente me këtë pajisje, e cila ishte në gjendje të kapte foto të detajuara, por fatkeqësisht nuk prodhohet më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE