E trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur, pranë saj i vdekur edhe i dashuri, dyshohet se…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzohej për vrasjen e gruas, ndërron jetë artisti me famë botërore (Emri+ Foto)

Aktorja e pornografisëJesse Jane është gjetur e pajetë së bashku me të dashurin e saj, Brett Hasenmueller ndërsa dyshohet se shkak ka qenë mbidoza.

Rasti u zbulua pas denincimit nga një koleg i Hasernmuellerit pasi ai prej ditësh nuk kishte kontakt me të. Pas marrjes së denoncimit policia ka shkuar në banesën e viktimave ku ka gjetur trupat e pajetë të çiftit.

E trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur, pranë saj i vdekur

Është e paqartë se sa kohë kishin vdekur Jesse dhe Brett apo edhe shkaku i saktë i vdekjes së tyre.

Hetimet dhe ekspertiza mjekësore do të japin vendimin përfundimtar, pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme. Jesse Jane, alias Cindy Taylor, ishte një nga yjet më të mëdhenj porno në vitet 2000. Ajo bëri debutimin e saj me Digital Playground, një kompani e prodhimit të filmave pornografikë.

Në vitin 2002 dhe pak më vonë, filloi të shfaqej në “Family Business” në Shoëtime. Ajo luajti në një sërë filmash të njohur për të rritur si “Piratët” dhe vazhdimin “Piratët II” i cili thuhet se kushtoi rreth 8 milionë dollarë dhe konsiderohet si një nga filmat më të njohur dhe më të shtrenjtë porno.

Jesse Jane u shfaq gjithashtu edhe në Playboy, si një vajzë e kopertinës së një edicioni special ndërsa punoi edhe si drejtuese për dy shfaqjet e njohura live të Playboy TV, “Night Calls” dhe “Naughty Amatore Home Videos”.

Pasi u tërhoq nga pornografia në vitin 2017, ajo filmoi një skenë të vetme të marrëdhënieve seksuale për kompaninë e prodhimit Blacked në 2019, përpara se të tërhiqej përgjithmonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51015 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE