Enxhi Nasufi zbulon në TAR dy formatet që ka shumë dëshirë të prezantojë dhe ka gjithashtu një lutje…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enxhi Nasufi zbulon në TAR dy formatet që ka shumë dëshirë të prezantojë dhe ka gjithashtu një lutje…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar moderatorja shumë e dashur për publikun dhe jo vetëm, Enxhi Nasufi. Enxhi pas eksperiencës në “DWTS” nga ku doli dhe triumfatore ka nisur një tjetër eksperiencë, atë të moderimit të “BBV Fan Club”. Si nisi e gjithë gjëja për Enxhin? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Eksperienca në “DWTS”, Enxhi rikujton ndjesitë e fitores…

Më ka lënë një shije të mirë edhe pse ishte shumë sfiduese. Eksperienca dhe fitorja më kanë zgjuar fëmijën brenda vetes, atë fëmijën që e dashuronte shumë muzikën dhe kërcimin. Është një dhuratë e madhe për mua të më zgjohet fëmija përbrenda. Atje kuptova që balerinët kishin llogaritje komplet ndryshe nga ne këngëtarët. Kur bën diçka që nuk është e fushës tënde e ke gjithë kohës mendjen tek hapat.(qesh) Në fillim është mekanike.

Formati që Enxhi ka përzemër dhe dëshirë për të qenë moderatore?

Do të doja një format që ka të bëjë me muzikën ose musical që ka edhe këngën edhe kërcimin. Do të doja shumë të rikthehej “The Voice”. Si dëgjuese, shikuese dhe me shumë dëshirë do ta doja një format të tillë. Do të doja edhe një format si Top Fest-i. Top Fest-i ka nxjerrë dhe suportuar shumë artistë të rinj.

A do të vijë Enxhi me projekte të reja në muzikë?

Kam hyrë në studio për të punuar, dashuria ime për artin ka nisur të ndizet dhe besoj se do ta rigjejë veten edhe te muzika. Tregu është pak lëmsh tani. Do të doja që të ngulmoja, të punoja pak me njerëzit e mi në studio që të arrijmë një pikë të kënaqshme që të jetë e pelqyeshme për njerëzit.

Me cilët artistë të huaj apo shqiptarë do të donte të bashkëpunonte Nasufi?

Të huaj por që janë me origjinë shqiptarë do të doja shumë Dua Lipa-n dhe Rita Ora-n. Pastaj nga artistët tanë do të kisha shumë dëshirë me Elvana Gjatën, Dafina Zeqirin, Alban Skënderaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE