“Po bëhet lojë e pisët”, Juli këshillon njërin nga banorët: Shtro rrugë…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po bëhet lojë e pisët”, Juli këshillon njërin nga banorët: Shtro rrugë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Jo vetëm debate, por në shtëpi ka edhe aleanca e miqësi. Së fundmi, Juli ka këshilluar Ervinin lidhur me strategjinë që ai duhet të ndjekë në shtëpinë e “BBV3”.

Juli: Shtro rrugë dhe po nuk shtrove rrugë futu në grup pastaj se nuk ia del dot. Po bëhet një lojë shumë e pisët dhe unë e kam vënë re këtë, por edhe loja e pisët brenda rregullave është.

Ervini: Edhe unë e shikoj këtë gjë pavarësisht se nuk bëhem shumë pjesë e bisedave dhe këtyre gjërave, i kuptoj gjërat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE