Vajza e Paul Walker përkujton të atin me një video emocionuese!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Paul Walker përkujton të atin me një video emocionuese!

Meadow Walker ka përkujtuar babin e saj të ndjerë, Paul Walker, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ditën e enjte, modelja 25-vjeçare, ka publikuar një video të bërë gjatë kohës që ai ishte gjallë, teksa e ka surprizuar atë në ditën e tij të lindjes.

Vidoeja e postuar, fillon me zërin e Meadow, e cila thotë ‘çkemi’, ndërkohë që babai i saj hap derën e autobuzit të turneut. Pasi ai kupton se përball ishte vajza e tij, ai shihet duke qeshur, ndërkohë që bie mbi krevat pas kësaj surprize. Pasi Meadow i uron atij ditën e lindjes, ai e përqafon fort dhe thotë: “Më friksove shumë. Çfarë dreqin je duke bërë, o Zot”.

“10 vite pa ty…Të dua përgjithmonë”, shkruan Meadow bashkangjitur postimit, i cili ka marrë mbi 210 mijë pëlqime.

Jordana Brewster, e cila ka luajtur përkrah Walker në filmin “Fast & Furious”, ka komentuar në këtë postim, duke shkruar: “Të dua shumë“, të shoqëruar me ikonën e një zemre.

Paul Walker, do të festonte 50-vjetorin e lindjes, nëse fati nuk do të kishte rezervuar fundin tragjik të tij 10 vite më parë. Aktori i famshëm u nda nga jeta në vitin 2013 në një aksident automobilistik. Miqtë dhe të afërmit e kujtojnë me mall çdo përvjetor ditëlindjeje, e s’kishte si të mungonte as këtë vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE