Tre raste dhune në familje të raportuara sot, reagon ministri Balla!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tre raste dhune në familje të raportuara sot, reagon ministri Balla!

Ministri i brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas identifikimit të tre rasteve të rënda të dhunës në familje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ndër të tjera, Balla theksonin se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online

“Policia e Shtetit 📍Tiranë dhe Shkodër kanë identifikuar tre raste të rënda dhune në familje, duke ndaluar menjëherë autorët. Do të vazhdoj t’i kërkoj Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkuan Balla.

Sot në media është raportuar një histori e rëndë dhune fizike dhe terrori psikologjik prej vitesh fshihej brenda mureve të shtëpisë aty ku duhej të ishte strehë e ngrohtë e familjes është zbuluar në Tiranë.

Ka ndodhur në Selitë të vjetër.  Jetnor Zhaboli 35-vjeç kyçte në banesë, gruan dhe vajzën e mitur, si edhe nënën e tij, duke mos i lejuar që të dalin nga shtëpia sa herë që ai largohej.

Jo vetëm kaq për vite ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, si dhe u ndalonte komunikimin me persona të tjerë.

35 vjeçari i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë nusen, nënën e tij dhe vajzën e mitur kishte vendosur kamera deri në tualet.

Çifti kishte 10 vite që ishte martuar me bashkëshorten. Duke fshehur dhunën fizike dhe psikologjike’ të patolerueshme nën pektun e xhelozisë së madhe ai I kishte ndaluar të gjitha lëvizjet dhe nuk e linte të punonte.

Xhelozia dhe sjelljet agresive të dhunës janë shtuar shumë në vitet e fundit.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.

Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

Një tjetër raste dhune është zbuluar në një familje në Tiranë. Kryefamiljari Riza Sallahi, 66 vjeç, kishte dhunuar bashkëshorten e tij, si edhe e kishte mbyllur atë brenda në banesë bashkë me nipërit dhe mbesat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 25 janar, ku pasi u mbylli në banesë, 66-vjeçari e ka kërcënuar  bashkëshorten dhe nipërit e mbesat me sëpatë se do t’i vriste.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Riza Sallahi, 66 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.

Ngjarja e tretë kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës ku është arrestuar 50 vjeçari Petrit Lufi i cili dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur.

50 vjeçari i cili u arrestua në flagrancë në fshatin Toplane ka kërcënuar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur.

Sëpata dhe thika u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49593 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE