Partizani mëson nga gabimet e të shkuarës, firmos për 3.5 vite me talentin e ri…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani mposht 2-1 Tiranën, atmosferë elektizuese në “Air Albania”!

Klubi i kuq dita-ditës po bëhet një “market” i preferuar i klubeve më të mëdha europiane. Të kuqtë kanë në skuadër disa emra mjaft tundues, që në të ardhmen mund t’i dëgjojmë në arena shumë më të mëdha. Për sa i përket merkatos në hyrje, aktualisht merkatoja e Partizanit është ndalur me rikthimin e Xhuliano Skukës dhe transferimin e Redon Ismailit. Së fundmi, drejtori Arbër Abilaliaj u shpreh se po punohet edhe për dy profile të reja lojtarësh, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe të mbyllur.

Nga ana tjetër, Partizani ka zgjedhur të bëjë “merkato” brenda familjes, teksa ditën e sotme ka firmosur për 3.5 vite mbrojtësi 21-vjeçar, Andi Janjeva, i cili ka bindur trajnerin Shehi, për të qenë pjesë e përhershme e ekipit të parë. Janjeva i bashkohet ekipit të Shehit pas eksperiencave pozitive tek ekipi U-21, duke u shndërruar tashmë në kontigjent të rëndësishëm për ekipin e parë, ku në disa ndeshje të mëparshme është aktivizuar si titullar. Qendërmbrojtësi ka firmosur me kampionët për 3 vite e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ishte vetë klubi i Partizanit që e konfirmoi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale:

Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Andi Janjevën. Mbrojtësi 21 vjeçar pas eksperiencës te ekipi U-21, tashmë është edhe kontingjent i ekipit të parë. Qendërmbrojtësi ka firmosur me kampionët për 3 vite e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49440 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE