“5 Herë Jo” shkon në Kanada më 28 Janar, ja se kur mund ta shikoni filmin më të dashur të momentit!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“5 Herë Jo” shkon në Kanada më 28 Janar, ja se kur mund ta shikoni filmin më të dashur të momentit!

Top Channel ka nisur zyrtarisht gjatë 2023 rrugëtimin në sipërmarrjen e tij filmike. Pas suksesit në produksione të mëdha televizive, është koha për të bërë të njëjtën gjë edhe në kinema. Dhe me plot bindjen mund të themi se qëllimi u arrit që në muajt e parë të kësaj eksperience.

Dy projektet e realizuara kanë qenë “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”. Teksa të gjithë dëshmuan suksesin e filmit të parë “Në Kuadër të Dashurisë”, si në Shqipëri por edhe në botë, i njëjti sukses e ka ndjekur edhe filmin e dytë “5 Herë Jo”.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik vijon të shfaqet në çdo kinema. Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri.

Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund. Tashmë “5 Herë Jo” është gati për një tjetër tur…

Filmi më i komentuar i momentit do të shfaqet për herë të parë në Kanada më 28 Janar. “5 Herë Jo” do të shfaqet premierë në 2 Sussex Ave, Toronto, në dy orare; 18:15 dhe 20:15. Mos e humbisni! Për bileta vizitoni tickets.top-channel.tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE